• e mërkurë, 12 mars 2025

Poroshenko: Zgjedhjet gjatë luftës shkatërrojnë unitetin e Ukrainës dhe prej tyre interes do të ketë vetëm Rusia

Poroshenko: Zgjedhjet gjatë luftës shkatërrojnë unitetin e Ukrainës dhe prej tyre interes do të ketë vetëm Rusia

Kiev, 2 shkurt 2025 (MIA) - Deputeti ukrainas dhe lideri i Partisë "Solidariteti Evropian", Petro Poroshenko, tha se proceset zgjedhore në Ukrainë gjatë luftës po e shkatërrojnë unitetin e brendshëm dhe prej tyre interes ka vetëm vetëm udhëheqësia e Federatës Ruse, njoftoi partia e tij në faqen e internetit.

"A e dini se çfarë do të thotë tani zgjedhje në Ukrainë? Vrasja e unitetit. Sepse zgjedhjet janë gjithmonë një luftë. Dhe nuk mund të ketë unitet në zgjedhje. Çdo demokraci e di këtë, vuri në dukje ai gjatë një takimi me diplomatë, politikanë dhe ekspertë në Institutin Francez për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Ai theksoi se as ai dhe as presidenti aktual Vollodimir Zelenski nuk do ta fitojnë një situatë të tillë.

"Kush do t'i fitonte këto zgjedhje? Njeriu i vetëm është Putini. Ai tashmë ka një fushatë dezinformimi të menduar mirë. Ai ka një kolonë të pestë. Dhe ai kurrë nuk do të tërhiqet, në kohë lufte, nëse ka zgjedhje, ai thjesht do të shfrytëzojë momentin, kjo është e papranueshme", theksoi Poroshenko.

Sipas tij, Ukraina duhet ta fitojë luftën dhe zgjedhjet duhet të plotësojnë kriteret e përgjithshme të demokracisë dhe lirisë.

"Tani jam kundër zgjedhjeve", tha ish presidenti ukrainas, duke shtuar se "ëndërron të fitojë zgjedhjet" si kandidat për eurodeputet nga Ukraina, kur Ukraina të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

"Do të mendojmë për zgjedhje të tjera në të ardhmen," përfundoi Poroshenko.

Presidenti ukrainas në fillim të janarit tha se ishte e pamundur të mbaheshin zgjedhje në Ukrainë ndërkohë që lufta ishte në vazhdim ose parlamenti duhet të miratojë një ligj të ri. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR