• e premte, 30 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Forcat pakistaneze të sigurisë liruan 155 pasagjerë nga treni transportues i sulmuar nga separatistët

Forcat pakistaneze të sigurisë liruan 155 pasagjerë nga treni transportues i sulmuar nga separatistët

Islamabad, 12 mars 2025 (MIA) - Të paktën 155 nga mbi 450 pasagjerët e trenit që dje u sulmua nga separatistët pakistanezë në provincën Beluxhistan janë liruar, njoftuan forcat e sigurisë.

Ata specifikuan se 27 sulmues u vranë.

Për më shumë se 20 orë, trupat pakistaneze janë përpjekur të lirojnë qindra pasagjerë të marrë peng nga militantët e Ushtrisë Çlirimtare të Beluxhistanit, grupi kryesor separatist në provincën më të varfër të Pakistanit, por i pasur me naftë dhe minerale.

Dje, grupi hodhi në erë binaret për të bllokuar trenin Xhafer ekspres që udhëtonte nga Kueta në qytetin  Peshavar. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR