• e enjte, 05 shtator 2024

Polonia planfikon ta rrisë prodhimin e municionit

Polonia planfikon ta rrisë prodhimin e municionit

Varshavë, 4 shtator 2024 (MIA) - Polonia dëshiron të rrisë prodhimin e granatave artilerike 155 milimetra me shpresën për të siguruar furnizim të mjaftueshëm nëse Rusia e sulmon NATO-n, deklaroi një zyrtar i lartë polak.

Disa përfaqësues të NATO-s thonë se Kremlini mund të jetë gati të sulmojë vendet e NATO-s pesë deri në tetë vjet nga tani, kur Moska të rindërtojë forcat e saj pas luftës në Ukrainë. Moska rregullisht i hedh poshtë sugjerimet perëndimore se mund të jetë duke shqyrtuar një sulm ndaj NATO-s.

"Ambicia jonë është brenda pesë deri në tetë vjet që të mund t'i plotësojmë rezervat polake paralelisht me arritjen e kapacitetit të plotë dhe të pavarur të prodhimit të municioneve në Poloni", deklaroi Maçej Ixhik, anëtar i këshillit të grupacionit shtetëror polak për armatim. mb/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR