• e premte, 22 nëntor 2024

"Politiko": Rezultatet zgjedhore mund ta komplikojnë ambicien e Maqedonisë së Veriut për hyrje në BE

Bruksel, 9 maj 2024 (MIA) - Partia konservatore VMRO-DPMNE në Maqedoni të Veriut duhet të kthehret në pushtet pas shtatë viteve, duke shënuar fitore të madhe në zgjedhjet e djeshme parlamentare dhe presidenciale, thekson portali nga Brukseli "Politiko" në shkrimin për rezultatet zgjedhore.

"Epilogu i këtillë pritet plotësisht ta komplikojë ambicien shumëvjeçare të Maqedonisë së Veriut për inkuadrim në Bashkimin Evropian, si dhe marrëdhëniet e saj me fqinjët bullgarë dhe grekë, vlerëson portali.

Në tekst ceket se edhe pse ka korrur fitore bindëse, konservatorët do të duhet të formojnë koalicion për të siguruar shumicë në Parlamentin 120-anëtarësh, sepse sipas rezultateve filelstare, kanë 59 deputetë.

Në të njejtën kohë, shton portali, kandidatja presidenciale e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova do të bëhet gruaja e parë bartëse e funksionit të presidentit të shtetit, që kryesisht është ceremonial.

"Politiko" përkujton se në vitin 2018 vendi arriti marrëveshje historike, duke e ndërruar emrin dhe Kushtetutën dhe duke e prëfunduar kontestin shumëvjeçar me Greqinë, që i mundësoi të hyjë në NATO në vitin 2020.

Megjithatë, shton portali, në dy vitet e fundit, Bullgaria e bllokoi kandidaturën e Maqedonisë së Veriut për në BE, duke kërkuar të ndryshohet Kushtetuta e saj "në mënyrë që të njihet pakica bullgare në vend".

"Votuesit në vendin e vogël ballkanik me dy milionë banorë shprehën frustrim për shkak të korrupsionit, tempos së ngadalshme të reformave dhe përparimin e ngadalshëm të kandidaturës së Maqedonisë së Veriut për hyrje në Bashkimin Evropian", konkludon "Politiko" në tekstin kushtuar zgjehdjeve të brendshme të dyfishta në vend. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR