Shënimi i Ditës botërore të vullnetarizmit
- Me rastin e Ditës botërore të vullnetarizmit, disa deputetë, përfshirë kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi sot do bëjnë vullnetarizëm në disa pika të Kryqit të Kuq të RMV-së.
- Post By Fami Bajrami
- 07:45, 5 dhjetor, 2025
Shkup, 5 dhjetor 2025 (MIA) - Me rastin e Ditës botërore të vullnetarizmit, disa deputetë, përfshirë kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi sot do bëjnë vullnetarizëm në disa pika të Kryqit të Kuq të RMV-së.
Së pari, deputetët do të vizitojnë Zyrën qendrore të Kryqit të Kuq të RMV-së dhe pas një fjalimi përshëndetës nga kryetari i Kryqit të Kuq të RMV-së, Romel Velev ata do të transferohen në pozicione vullnetarizmi në territorin e qytetit të Shkupit.
Ata do të bëjnë vullnetarizëm në Qendrën ditore për persona me nevoja të posaçme - Prolet; në Qendrën e kujdesit; në Qendrën e ndihmës së parë; në Qendrën ditore për plakje aktive - Dare Xhambaz; në Qendrën ditore për plakje aktive - Çair; në Qendrën për dhurim vullnetar të gjakut - Dare Xhambaz; në Qendrën Kopçe; në Pikën e të pastrehëve në Momin Potok; si dhe në Qendrën logjistike Momin Potok.
Sipas agjendës, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dhe Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë, Sait Saiti do të mbajnë fjalime përshëndetëse në Sallën e vogël ceremoniale të Kuvendit.
Më pas do të ndahen certifikata mirënjohje për të gjithë vullnetarët e përfshirë në operacionin për ndihmë dhe mbështetje për popullatën e prekur në Koçan dhe do të nënshkruhet deklaratë parlamentare për mbështetje të vullnetarizmit.