• e shtunë, 27 korrik 2024

Politiko Kolaps në përpjekjet që forcat ekstremiste të mbahen jashtë nga pushteti në BE

Politiko Kolaps në përpjekjet  që forcat ekstremiste të mbahen jashtë nga pushteti në BE

Bruksel, 24 maj 2024 (MIA) - Përpjekjet afatgjate që të mbahen forcat ekstremiste jashtë nga pushteti i Evropës zyrtarisht kanë përfunduar, shkruan Politiko, duke paralajmëruar në ngritjen e të djathtës ekstremiste nëpër kontinentin e bashkuar. 

Përkujton  se partitë politike evropiane të çdo lloji me dekada i kanë ruajtur forcat që ta mbajnë të djathtën ekstremiste jashtë levave të fuqisë dhe pohon se kjo strategji, e njohur në Francë si "cordon sante" ("mur mbrojtës") bie derisa populariteti i partive populiste dhe nacionaliste rritet në mbarë kontinentin.

Pesë vende të BE-së: Italia, Finlanda, Hungaria dhe Çekia kanë parti të djathta ekstremiste në qeveri. 

Në Suedi, mbijetesa e pushtetit ekzekutiv varet nga marrëveshja për besim me demokratët nacionalistë suedezë, të cilët janë forca e dytë për nga madhësia në parlament. 

 Në Holandë, politikani anitiislam Gert Vilders është në ptag të fuqisë, pasi lidhi një marrëveshje historike për formimin e qeverisë më të djathtë në historinë më të re holandeze.

Sipas anketave të Politikos në Francë "Fronti Nacional" i të ultradjathtistes Marin Le Pen e fitoi besimin e rreth 30 për qind të votuesve, që është larg para partisë "Rilindja" të presidentit francez E,anuel Makronit. 

Nga ana tjetër e Rajnës, Alernativa për Gjermaninë, partia nën mbik[qyrje policore për shkak të qëndrimeve të saj ekstremiste, është në vendin e dytë në anketat, së bashku me socialidemokratët. 

 Ato parti do të mund ta shfrytëzojnë momentin dhe të formojnë bllok të fuqishëm politik dy javë para zgjedhjeve, por vetëm nëse arrijnë ta ruajnë unitetin e tyre, shkruan Politiko. 

 Foto: Printskrin/ueb-faqja e Politikos 
 

QËNDRONI TË LIDHUR