• e hënë, 31 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Policia turke përdori topa uji kundër studentëve në Ankara

Policia turke përdori topa uji kundër studentëve në Ankara

Ankara, 27 mars 2025 (MIA) - Studentët mëngjesin e sotëm u tubuan në afërsi të Universitetit teknik të Lindjes së Mesme në Ankara për të lexuar një kumtesë, e pastaj të marshojnë, por policia përdori topa uji për të shpërndarë protestuesit.

Protestat në Turqi filluan javën e kaluar pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, rivali kryesor i presidentit Rexhep Tajip Erdogan. Imamoglu është në burg në pritje të gjyqit me akuzë për korrupsion dhe për mbështetje të terrorizmit.

Më herët, ministri turk i Drejtësisë Jilmaz Tunç deklaroi se hetimi kundër Imamoglut nuk ishte i motivuar politikisht dhe ishte dhe një "çështje e drejtësisë".

"Kategorikisht refuzojmë çdo lidhje të hetimit me presidentin (Rexhep Tajip) Erdogan dhe çdo motiv politik pas veprimeve hetimore" deklaroi Tunç, duke komentuar akuzat e Partisë Popullore Republikane në opozitë se Erdogan qëndron pas veprimeve kundër Imamoglut në përpjekje për ta penguar atë të kandidohet në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Tunç u bëri thirrje vendeve perëndimore, e dërsa veçanërisht "miqve evropianë" të Turqisë që të presin rezultatet nga hetimet dhe procedurat ligjore dhe të mos nxitojnë në vlerësimet për rastin.

Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshëm Ali Jerlikaja sot deklaroi se gjatë protestave tetëditore janë arrestuar 1.879 të dyshuar, prej të cilëve 260 do të jenë në burg në pritje të gjykimit. Ndërsa 468 persona janë liruar nën kontroll gjyqësor, ndërsa vazhdon procedura për 662 persona. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR