Policia belge kreu bastisje në EEAS në kuadër të hetimit për keqpërdorim të fondeve
- Pjesëtarë të policisë belge mëngjesin e sotëm kryen bastisje në disa lokacione në të gjithë Belgjikën, përfshirë selinë e Shërbimit Evropian të për Punë të Jashtme (EEAS), në kuadër të një hetimi lidhur me keqpërdorim të dyshuar të fondeve të BE-së.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 11:45, 2 dhjetor, 2025
Bruksel, 2 dhjetor 2025 (MIA) - Pjesëtarë të policisë belge mëngjesin e sotëm kryen bastisje në disa lokacione në të gjithë Belgjikën, përfshirë selinë e Shërbimit Evropian të për Punë të Jashtme (EEAS), në kuadër të një hetimi lidhur me keqpërdorim të dyshuar të fondeve të BE-së.
Siç raportoi "Euraktiv", duke cituar deklaratat e dëshmitarëve okularë dhe burime të lidhura me hetimin, përveç EEAS, bastisje janë kryer edhe në selinë e Kolegjit të Evropës në qytetin belg Brizh, si dhe në disa shtëpi private.
Gjatë aksionit janë sekuestruar dokumente dhe tre persona janë arrestuar me dyshimin për mashtrim me furnizime publiuke, korrupsion dhe konflikt interesi. Identiteti i të arrestuarve nuk është bërë i ditur.
Dëshmitarët pretendojnë se një dhjetëra policë me veshje civile mëngjesin e sotëm rrethh orës 7:30 hynë në selinë e EEAS. Një përfaqësues i BE-së për "Euraktiv" i konfirmoi informacionet për kryerjen e bastisjes në shërbimin diplomatik të bllokut.
Foto: Arkivi i MIA-s