Pokonjoli: Pogba afër rikthimit në ekip
- Trajneri i Monakos, Sebastian Pokonjoli, ka zbuluar se kur mesfushori Pol Pogba mund të kthehet nga lëndimi.
- Post By Fami Bajrami
- 11:19, 29 tetor, 2025
Monte Karlo, 29 tetor 2025 (MIA) - Trajneri i Monakos, Sebastian Pokonjoli, ka zbuluar se kur mesfushori Pol Pogba mund të kthehet nga lëndimi.
"Pol është afër kthimit në ekip. Punojmë për këtë çdo ditë. Gjithçka po shkon mirë për momentin. Pres që të kalojë kohë para se ta shohim përsëri në ekip. Kur të kthehet, do të duhet të vlerësojmë se çfarë lojtari është tani. Ai që luajti për Mançester Junajtedin apo ai që ishte te Juventusi", tha Pokonjoli për "Futmerkato".
Më 11 tetor, 32-vjeçari Pogba pësoi një shtrëngim muskulor në kofshën e djathtë gjatë stërvitjes.
Monako njoftoi angazhimin e Pogbës këtë verë i cili i suspendua për doping. Fituesi i Kupës së botës 2018 u shfaq për herë të fundit në fushë në një ndeshje zyrtare në shtator 2023.
Foto: EPA