Picula: Rënia e qeverisë serbe është rezultat i presionit të brendshëm, e jo nga jashtë
- Rënia e qeverisë serbe është rezultat i presionit të opinionit të brendshëm të udhëhequr nga studentët ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq, e jo e presion nga jashtë, deklaroi për Hina eurodeputeti Tonino Picula, raportuesi i përhershëm i Parlamentit Evropian për Serbinë.
Zagreb, 28 janar 2025 (MIA) - Rënia e qeverisë serbe është rezultat i presionit të opinionit të brendshëm të udhëhequr nga studentët ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq, e jo e presion nga jashtë, deklaroi për Hina eurodeputeti Tonino Picula, raportuesi i përhershëm i Parlamentit Evropian për Serbinë.
"Rënia e qeverisë serbe është pasojë e presionit në rritje ndaj regjimit të Aleksandar Vuçiq nga opinioni vendas i mobilizuar spontanisht i udhëhequr nga studentët, e jo nga "dora e padukshme" e forcave nga jashtë siç i përfaqëson kryeministri. Përkundrazi, disa nga politikanët më me ndikim nga vendet anëtare të BE-së, si dhe kryetari i Komisionit, i dhanë mbështetje të hapur presidentit serb", tha Picula.
"Mbetet për t'u parë nëse kjo mbështetje për autokracinë do të mbetet e pandryshuar edhe pas kolapsit të dukshëm të modelit aktual të qeverisjes në Serbi. Duhet përgjigjur edhe pyetjes nëse protestat masive kanë kapacitet të mjaftueshëm transformues për ndryshime më të thella në vend. Kjo sigurisht varet nga lëvizjet e mëtejshme të palëve kundërshtare”, vlerësoi socialdemokrati. ls/