Kosovë: Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa deri më tani ka shqiptuar dënime në vlerë prej 307.400 euro
- – Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në Kosovë deri më tani ka shqiptuar dënime në vlerë prej 307.400 euro për partitë pjesëmarrëse në zgjedhjet e ardhshme parlamentare për shkak të shkeljeve të bëra në fushatë.
- Post By Fitore Curri
- 21:02, 28 janar, 2025
Prishtinë, 28 janar 2025 (MIA) – Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në Kosovë deri më tani ka shqiptuar dënime në vlerë prej 307.400 euro për partitë pjesëmarrëse në zgjedhjet e ardhshme parlamentare për shkak të shkeljeve të bëra në fushatë.
Lidhja Demokratike e Kosovës është dënuar me vlerën më të lartë të gjobave në të holla dhe vlerë në euro, e cila në 15 vendime të Panelit, është dënuar me gjithsej 93.000 euro.
Partitë kanë të drejtë të ankohen për vendimet për gjobat e shqiptuara nga Paneli Zgjedhor në Gjykatën Supreme të Kosovës, e cila në disa raste deri më tani i përgjysmoi ato gjoba.
Zgjedhjet janë caktuar për më 9 shkurt. fc/