• e mërkurë, 29 janar 2025

BE-ja dhe SHBA-ja u pajtuan të kryejnë presion maksimal ndaj Rusisë

BE-ja dhe SHBA-ja u pajtuan të kryejnë presion maksimal ndaj Rusisë

Uashington, 28 janar 2025 (MIA) – Shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kallas dhe Marko Rubio sot e realizuan bisedën e parë telefonike pas konfirmimit të sekretarit të ri shtetëror amerikan në funksion. Të dy u bashkuan rreth mendimit se është e nevojshme të mbahet presion maksimal ndaj Moskës.

Kallas dhe Rubio biseduan për nevojën e bashkëpunimit që të arrihet paqe e përhershme në Ukrainë. 

Biseda e parë mes Kallas dhe Rubio u mbajt në sfondin e kërcënimeve të përsëritura të presidentit amerikan Donald Tramp në sferën e tregtisë dhe mbrojtjes. 

Presidenti i ri amerikan para pak kohësh deklaroi se vendeve evropiane do tu vendosen tatime sepse vetëm ashtu mund të sillen në mënyrë korrekte ndaj SHBA-së. Ai, gjithashtu, kërkoi që vendet evropiane t’i risin shpenzimet për mbrojtje në 5% të prodhimit të tyre të brendshëm bruto. 

Gjatë kohës së bisedës me homologun e saj amerikan, Kallas foli për rritjen e investimeve evropiane në mbrojtje, informuan mediat franceze duke iu referuar një burimi të tyre. Rubio dhe Kallas, gjithashtu, e theksuan rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit mes BE-së dhe SHBA-së lidhur me situatën në Lindjen e Mesme dhe sfidat të cilat i sjell Kina. Ata u pajtuan se është e nevojshme të ruhet presion maksimal ndaj Moskës që të arrihet paqe e drejtë dhe e përhershme në Ukrainë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR