• e mërkurë, 29 janar 2025

Vuçiq: Në 10 ditët e ardhshme do të vendosim nëse do të shkojmë në zgjedhje ose do të formojmë qeveri të re

Vuçiq: Në 10 ditët e ardhshme do të vendosim nëse do të shkojmë në zgjedhje ose do të formojmë qeveri të re

Beograd, 28 janar 2025 (MIA) – Në 10 ditët e ardhshme do të vendosim nëse do të shkojmë në zgjedhje ose do të formojmë qeveri të re, deklaroi presidenti serb Aleksandar Vuçiq në konferencë të jashtëzakonshme për media. 

“Procedura është si në vijim, fillon me konstatimin e dorëheqjes në Kuvend, kur të konstatohet, fillon afati prej 30 ditëve derisa të zgjidhet Qeveria, nëse nuk zgjidhet, shpallen zgjedhje. Presidenti i Republikës është i detyruar të fillojë procedurë për zgjedhjen e Qeverisë së re, nuk do të shmang konsultime, edhe pse e di se do të marr vetëm ofendime. Të bisedojmë nëse do të shkojmë në formimin e Qeverisë ose në zgjedhje të reja. Vuçeviq tashmë ka filluar bisedime me Daçiqin, ka thënë se nuk është për zgjedhje. Do të vazhdojmë me bisedimet me të tjerët”, tha Vuçiq. 

Kryeministri serb Millosh Vuçeviq sot dha dorëheqje dhe siç sqaroi, vlerëson se është objektivisht përgjegjës për sulmin ndaj studentëve që ndodhi mbrëmë në Novi Sad. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR