Shtëpia e Bardhë: Trampi ka fuqi të pushojë "këdo" në administratë
- – Presidenti amerikan Donald Tramp ka fuqi të pushojë këdo në administratën e tij, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë në një moment kur mbronte veprimet e tij për pushimin tronditës të 17 inspektorëve qeveritarë.
- Post By Fitore Curri
- 20:24, 28 janar, 2025
Uashington, 28 janar 2025 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp ka fuqi të pushojë këdo në administratën e tij, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë në një moment kur mbronte veprimet e tij për pushimin tronditës të 17 inspektorëve qeveritarë.
“Ai është shef i pushtetit ekzekutiv, dhe për këtë ka fuqi të pushojë këdo nga pushteti ekzekutiv”, tha zëdhënësja e Trampit, Karolina Livit, për veprimin, për të cilin vlerësohet se është i jashtëligjshëm, informuan mediat amerikane. fc/
Fotografia: EPA