Peskov nuk e përjashtoi mundësinë që Putini të bisedojë të bisedojë me Trampin para inaugurimit të tij
- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov sot nuk e përjashtoi mundësinë që presidenti rus Vladimir Putin të bisedojë me presidentin e sapozgjedhur amerikan Donald Tramp para inaugurimit të tij në janar.
- Post By Melahat Baftija
- 11:45, 7 nëntor, 2024

Moskë, 7 nëntor 2024 (MIA) - Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov sot nuk e përjashtoi mundësinë që presidenti rus Vladimir Putin të bisedojë me presidentin e sapozgjedhur amerikan Donald Tramp para inaugurimit të tij në janar.
"Kjo nuk përjashtohet", deklaroi Peskov, transmetojnë mediat ruse.
Paraprakisht sot Peskov i përgënjeshtroi informacionet mediatike se presidenti rus joformalisht "përmes personave të njohur" ua ka uruar fitoren Trampit.
"Këto janë informacione jo të besueshme", tha ai.
Inaugurimi i presidentit amerikan do të mbahet më 20 janar të vitit të ardhshëm. mb/
Foto: MIA