Pentagoni i hodhi posht raportet se Hegset ka ndarë informata të besueshme në aplikacionin për mesazhe "Signal"
- Pentagoni i ka hedhur posht raportet se sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegset ka ndarë informata të besueshme lidhur me planet për sulme ushtarake kundër kryengritësve jemenë huthët në aplikacionin për mesazhe Signal, njoftoi DPA.
- Post By Besnik Shuki
- 11:27, 21 prill, 2025

Uashington, 21 prill 2025 (MIA) - Pentagoni i ka hedhur posht raportet se sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegset ka ndarë informata të besueshme lidhur me planet për sulme ushtarake kundër kryengritësve jemenë huthët në aplikacionin për mesazhe Signal, njoftoi DPA.
Gazeta amerikane "Nju-Jork Tajms" dhe Si-En-En publikuan se Hegset ka ndarë hollësira për sulmin në mars ndaj huthëve, të përkrahur nga Irani në grupin në aplikacionin "Signal", ku kanë qenë bashkëshoirtja e tij, vëllau dhe avokati i tij personal.
Zëdhënësi i Pentagonit, Shon Parnel e ka hedhur posht besueshmërinë e raporteve në media, duke theksuar se ato janë të bazuara në "ankesa nga disa ish të punësuar të pakënaqur"
Këshilltari i lartë o Hegsetit, Den Kolduel dhe edhe dy funksionarë të Pentagonit janë pushuar nga puna - praktikisht suspenduar dhe u publikua se ata janë nën hetim për publikimin e informatave.
"Mediat të cilat e urrejnë Donald Trampin vazhdojnë të jenë të ngarkuara me idenë e shkatërrimit të cilitdo që është i përkushtuar për të kryer agjendën e presidentit”, tha Parnel, i cituar nga DPA.
"Nuk kishte informacione të besueshme në asnjë bisedë në 'Signal', pa marrë parasysh në sa mënyra u përpoqën ta shkruanin këtë rrëfim. Ajo që është e saktë është se zyra e sekretarit të Mbrojtjes vazhdon të bëhet më e fortë dhe më efiase në zbatimin e agjendës së presidentit Tramp", shtoi Parnel. bsh/
Foto: MIA arkiv