Pengohet krim i organizuar me automjete të përdorura, janë konfiskuar 35 automobilë dhe parashtruar 24 padi penale
- Drejtoria doganore përmes Sektorit për kontroll dhe hetime zbuloi dhe pengoi rrjet të organizuar, ku importues, spediterë, shoferë të punësuar në kompani transportuese dhe nëpunës doganorë në mënyrë të organizuar kanë kryer vepra penale me automjete të përdorura. Automjetet në mënyrë ilegale janë vendosur në qarkullim dhe kanë përfunduar në tregje për shitjen e automjeteve, pa u paguar detyrimet për import.
- Post By Besnik Shuki
- 15:05, 3 janar, 2025
Shkup, 3 janar 2025 (MIA) - Drejtoria doganore përmes Sektorit për kontroll dhe hetime zbuloi dhe pengoi rrjet të organizuar, ku importues, spediterë, shoferë të punësuar në kompani transportuese dhe nëpunës doganorë në mënyrë të organizuar kanë kryer vepra penale me automjete të përdorura. Automjetet në mënyrë ilegale janë vendosur në qarkullim dhe kanë përfunduar në tregje për shitjen e automjeteve, pa u paguar detyrimet për import.
Siç kumtoi sot drejtori i Drejtorisë doganore, Boban Nikollovski, janë konfiskuar 35 automobilë me vlerë të përgjithshme prej 20 milionë denarë, me ç'rast ndaj Buxhetit të shtetit përmes shmangies së detyrimeve për import, është shkaktuar dëm i drejtpërdrejtë prej nëntë milionë denarë.
Ekziston dyshim, tha Nikollovski në pres konferencë, se detyrimet e shmangura dhe dëmi i shkaktuar në Buxhetin e shtetit është shumë më i madh, pasi besueshmëria është e madhe se viteve të kaluara këto vepra kanë ndodhur disa herë.
"Deri tani, deri te Prokuroria themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit janë parashtruar padi penale për 24 persona, 19 fizikë dhe pesë juridikë, për veprat e kryea penale: mashtrim doganor, mbulimin e mallit nga vepra e kryer penale mashtrim doganor, falsifikimin dhe keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit. Me përfundimin e plotë të veprimeve parahetuese dhe hetuese, padi penale do të vijojnë për persona tjerë, me ç'rast disa prej tyre do të ngarkohen për kryerje të shumëfishtë të veprave të njëjta ose të ngjashme. Lidhur me nëpunpsit doganorë, të cilët kanë kryer keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit, në vijim janë procedura disiplinore, pas çka do të vijojnë masa adekuate ndëshkuese", potencoi Nikollovski.
Në këto raste, informoi drejtori, Sektori për kontroll dhe hetime pranë Drejtorisë doganore, ka konfirmuar shkelje të ashpër të rregullave ligjore.
"Autorët e veprave penale, të cilët kanë qenë pjesëmarrës në skemë mirë të organizuar, kanë përpunuar dokumente shoqëruese falsifikate, të cilat janë të nevojshme për kryerjen e procedurës doganore dhe në mënyrë fiktive e kanë kryer transitin, pa me këtë rast të zbatojnë procedurë doganore. Ashtu, pa u paguar dogana dhe pagesat tjera për import, automjetet janë lëshuar në qarkullim të lirë dhe të njëjtat kanë përfunduar në tregje të ndryshme për automobilë në shtet", tha Nikollovski.
Ai porositi se do t'i jepet fund krimit të organizuar dhe korrupsionit.
"Zbulimi i këtyre rasteve është vetëm fillim i asaj që do të vijojë. Do të vazhdojë me intensitet të rritur zbulimi dhe pengimi i të gjitha dukurive kriminele", tha drejtori i Drejtërisë doganore. bsh/
Foto: Drejtoria e doganave
Video: MIA