• e hënë, 06 janar 2025

Urim i kryetarit Gashi për rizgjedhjen për kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së

Urim i kryetarit Gashi për rizgjedhjen për kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së

 Shkup, 4 janar 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dërgoi urim për rizgjedhjen e Majk Xhonson për   kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së.

 Siç theksohet në urimin e Gashit, udhëheqja e tij e dëshmuar është e rëndësishme jo vetëm për demokracinë amerikane, por edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së. 

 "Jam i bindur që bashkëpunimi ynë do zgjerohet në avancimin e vlerave demokratike, prandaj i dëshiroj suksese në këtë mandat, duke shpresuar se do të vazhdojë të mbështesë stabilitetin dhe zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, duke forcuar lidhjet mes dy vendeve tona" thekson Gashi në urimin drejtuar Xhonsonit. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR