Dita ndërkombëtare e alfabetit Braille dhe edukimi i personave me shikim të dëmtuar
- Në vend dhe në botë sot - 4 Janar, shënohet Dita Ndërkombëtare e Shkrimit Braille dhe Edukimit të Personave me shikim të dëmtuar.
- Post By Sara Ademi
- 12:31, 4 janar, 2025
Shkup, 4 janar 2025 (MIA) - Në vend dhe në botë sot - 4 Janar, shënohet Dita Ndërkombëtare e Shkrimit Braille dhe Edukimit të Personave me shikim të dëmtuar.
Nga Koalicioni “Ndryshojmë” njoftojnë se sot shkrimi Braille i garantuar me të gjitha dokumentet ndërkombëtare është i padukshëm në sistemin arsimor përveç në SHSHFRSHD “Dimitar Vllahov” në Shkup. Koalicioni thekson se kanë bërë një vlerësim të sistemit që tregon se mijëra njerëz nuk e njohin Braillin për disa arsye.
Koalicioni thekson se fëmijët me shikim të dëmtuar ose të verbër që shkojnë në shkolla të rregullta nuk mësojnë shkrimin Braille, ndërsa diku në institucione nuk shihet askund, gjë që, siç theksojnë ata, është jashtë Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe Kushtetutën e Maqedonisë.
Ata bëjnë të ditur se nisma përfshin strategji dhe metodologji për plotësimin e nevojave themelore të personave me shikim të dëmtuar dhe sigurimin e kushteve për përfshirjen e tyre aktive në të gjitha sferat e shoqërisë, në nivel lokal dhe kombëtar. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s