• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pendarovski: Nuk kemi nevojë për Kushtetutë të re dhe marrëveshje të reja, por t’i kryejmë detyrimet dhe të bëhemi anëtare e BE-së

Pendarovski: Nuk kemi nevojë për Kushtetutë të re dhe marrëveshje të reja, por t’i kryejmë detyrimet dhe të bëhemi anëtare e BE-së

Shkup, 19 prill 2024 (MIA) - Maqedoninë e Veriut e kemi pozicionuar në NATO dhe ky është suksesi më i madh pas pavarësisë. Kemi filluar edhe negociatat për anëtarësim në BE. Ne nuk kemi nevojë për Kushtetutë të re dhe marrëveshje të reja. Kemi nevojë të përfundojmë obligimet tona dhe për katër deri në pesë vjet të bëhemi anëtare e BE-së, aty ku e kemi merituar të jemi, tha sonte në tubimin në Butel kandidati për president Stevo Pendarovski.

Pendarovski në fjalimin e tij iu referua asaj që është bërë gjatë mandatit të tij në pesë vitet e fundit, duke potencuar anëtarësimin e vendit në NATO.

"Me përpjekje të përbashkëta bëmë disa gjëra që asnjë garniturë politike në të kaluarën nuk e ka bërë. Para katër vitesh e pozicionuam Maqedoninë e Veriut në Aleancën e NATO-s që është suksesi më i madh, sipas bindjes time të thellë pas pavarësisë më 8 shtator 1991. Shumë shtete deklarojnë pavarësinë, por vetëm pak kanë garanci të tillë siç mund ta sigurojë Aleanca në NATO, ku përveç nesh janë anëtare edhe 31 shtete të tjera, ku janë armatat më të fuqishme, ekonomitë më të fuqishme dhe demokracitë më të fuqishme", tha Pendarovski.

Ai tha se me anëtarësimin në NATO kemi garanci për integritetin territorial dhe sovranitetin, si dhe për sigurinë individuale të çdo qytetari. Gjithashtu, përkujtoi ai, kanë filluar edhe negociatat për anëtarësim në BE.

"Kemi bërë marrëveshje me fqinjin tonë lindor dhe me Brukselin me çka garantohet identiteti maqedonas dhe gjuha maqedonase dhe kemi filluar procesin që e kemi pritur që nga viti 2005. Dëshmuam se kur ka vizion politik, kur ka guxim, kur nuk mendohet për rejtingun personal dhe popullaritetin por kujdesesh për gjeneratat e ardhshme, atëherë mund të arrihen suksese", shtoi Pendarovski.

Sa i përket ofertës së kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për koalicion me Të Majtën dhe Lëvizjen ZNAM është zgjedhje demokratike e secilit të bëjë koalicion me kë të dojë, por siç tha, “oferta për koalicionim me partinë e tij që në ditën e parë të fushatës për zgjedhjet parlamentare tregon se ai kërkon ndihmë”.

"Në mes fushatës nuk kërkojmë ndihmë nga ndonjë mik. Më duket se kjo është shenjë e qartë e dobësisë, sepse z.Mickoski e di se çfarë e pret me 24 prill dhe 8 maj. Përndryshe pse do të kërkonte ndihmë nga jashtë?, ka thënë Pendarovski.

Më herët, Pendarovski në tubimin në Shuto Orizare tha se vendi ynë si vend multietnik mund të përparojë dhe të ecë përpara vetëm nëse vlerëson njësoj të gjitha bashkësitë etnike.

"Për mua romët janë të barabartë si të gjithë qytetarët e tjerë. Unë nuk i dalloj njerëzit në bazë të fesë apo përkatësisë etnike. Tek unë ka mund të vijë secili që ka dashur, pa dallim nëse është maqedonas, shqiptar, turk apo rom, edhe nëse nuk ka votuar për mua", theksoi Pendarovski.

Foto: LSDM

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR