• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pendarovski: Mbështetje për Ukrainën që të zgjedhë lirshëm rrugën që do të ndjekë në të ardhmen

Pendarovski: Mbështetje për Ukrainën që të zgjedhë lirshëm rrugën që do të ndjekë në të ardhmen

Shkup, 28 shkurt 2024 (MIA) - Mbështetje e plotë për Ukrainën që lirishëm të zgjedhë rrugën që do të ndjekë në të ardhmen. Nëse ajo rrugë nënkupton vullnet dhe gatishmëri për integrimin e vendit si në Bashkimin Evropian ashtu edhe në NATO, atëherë ne pa hezitim duhet ta mbështesim zgjedhjen e Ukrainës, ka shkruar presidenti i vendit Stevo Pendarovski në Fejsbuk.

Presidenti Pendarovski sot ndodhet për vizitë pune në Tiranë, Republikën e Shqipërisë, ku merr pjesë në Samitin Ukrainë - Evropa Juglindore.

Pendarovski, siç kumtojnë nga kabineti i tij, do të mbajë fjalim në seancën plenare të Samitit, ndërsa do të ketë edhe takim bilateral me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski.

 Në Samitin Ukrainë - Evropa Juglindore në Tiranë, në të cilin nikoqir është kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ndërsa bashk-nikqir është presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, pjesëmarrjen e tyre e konfirmuan presidentët e Republikës së Serbisë dhe Malit të Zi, Aleksandar Vuçiq dhe Jakov Milatoviq, presidentet e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Moldavisë, Vjosa Osmani Sadriu dhe Maja Sandu, kryeministri i Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq, si dhe kryesuesja me Këshillin e Ministrave të Bosnjës e Hercegovinës, Borjana Kristo. ls/

Foto: Fejsbuk i presidentit Stevo Pendarovski

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR