Kreu i BFI-së Fetai dërgoi mesazh urimi me rastin e Kurban Bajramit
- Kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetai ka dërguar urim me rastin e festës së nesërme të Kurban Bajramit. Në urimin përcjell me një video mesazh ai tha se kjo festë duhet të na përkujtoj domosdoshmërinë e respektit dhe harmonisë kudo në botë e në veçanti në vendin tonë multikonfesional dhe multietnik, për të qenë siç tha “të bashkuar në ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe të begatë dhe për të ecur të gjithë së bashku drejt një të ardhmeje të ndritur”.
- Post By Fami Bajrami
- 15:58, 5 qershor, 2025
Shkup, 5 qershor 2025 (MIA)- Kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetai ka dërguar urim me rastin e festës së nesërme të Kurban Bajramit. Në urimin përcjell me një video mesazh ai tha se kjo festë duhet të na përkujtoj domosdoshmërinë e respektit dhe harmonisë kudo në botë e në veçanti në vendin tonë multikonfesional dhe multietnik, për të qenë siç tha “të bashkuar në ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe të begatë dhe për të ecur të gjithë së bashku drejt një të ardhmeje të ndritur”.
"Në kohën e sfidave të mëdha, kjo festë na kujton se është e domosdoshme të angazhohemi në eliminimin e problemeve me të cilat përballet njerëzimit, të zhdukim varfërinë dhe të mbjellim qetësinë dhe begatitë e jetës, të ngremë vlerat morale ndaj anomalisë së sotme, të promovojmë shpirtëroren në vend të egoizmit dhe xhelozisë, të përhapim paqen në vend të luftës dhe mizorive siç po ndodh në botë, të vendosim dijen mbi injorancën dhe rendin mbi kaosin. E gjithë kjo tregon se festa nuk është vetëm një akt formal, por atmosferë thellësisht shpirtërore që mbjell shkallën më të lartë të devotshmërisë në zemrën e besimtarit që është burimi i çdo të mire në jetën personale, familjare dhe shoqërore", deklaroi mes tjerash Shaqir Fetai, kryetar i BFI-së.
Foto: Printskrin nga video