• e enjte, 29 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Pas vdekjes së Papës, Kisha katolike hyn në një periudhë të "karriges së zbrazët"

Pas vdekjes së Papës, Kisha katolike hyn në një periudhë të

Romë, 21 prill 2-25 (MIA) - Pas vdekjes së Papa Françeskut sot, Vatikani hyri në një periudhë të sedisvacimit, që e shënon periudhën kur selia e Papës është e zbrazët. Termi sedisvacim vjen nga latinishtja “sede vacante” (karrige e zbrazët) dhe ka të bëjë me periudhën kur Kisha është e menaxhuar nga Këshilli i kardinalëve, derisa nuk zgjedhet Papa i ri.

Gjatë "seda vacante", autorizimet papale nuk i transferohen askujt. ndërsa kardinalët kanë shumë përgjegjësi të kufizuara administrative, të cilat janë të rregulluara me kushtetutën apostolike “Universi Dominici Gregis” të Papës Gjon Palit të Dytë nga viti 1996.

Në këtë periudhë kalimtare, mandati i shumicës së përfaqësuesce zyrtarë të Vatikanit përfundon, përveç tre pozitave kyçe.

Kardinali kamerlengo, i cikli aktualisht është kardinali irlandez, Kevin Farrell, famullitari i Romës, kardinali italian Baldasare Reina dhe kryependestari italian, Anxhelo De Donatis, vazhdojnë në funksionet e tyre dhe Këshilli i Kardinalëve merr përsipër menaxhimin e Kishës, duke siguruar përgatitjet e përditshme administrative dhe përgatitjen për konklavën.

Zgjedhja e Papës së ri, e njohur si konklavë, fillon pasi karrigia papale të jetë e zbrazët, qoftë për shkak të vdekjes ose, si në rastin e Benediktit XVI, dorëheqjes. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR