• e hënë, 28 tetor 2024

Partia në pushtet në Gjeorgji shpalli fitoren në zgjedhjet parlamentare

Partia në pushtet në Gjeorgji shpalli fitoren në zgjedhjet parlamentare

Tbilisi, 27 tetor 2024 (MIA) – Partia në pushtet në Gjeorgji shpalli fitore në zgjedhjet e djeshme parlamentare. 

Votimi u karakterizua nga opozita si “goditje kushtetuese” dhe mundet edhe më shumë t’i dëmtojë shpresat e vendit kaukaz për anëtarësim në BE, bëjnë të ditur agjencitë e huaja. 

Nëse rezultatet e pjesshme e konfirmojnë fitoren e partisë “Ëndrra gjeorgjiane”, Gjeorgjia do të mund t’i afrohet Rusisë fqinje. 

Brukseli ashpër e kritikoi politikën e “Ëndrrës gjeorgjiane” dhe tha se zgjedhjet do të jenë kyçe për mundësitë e Tbilist që të anëtarësohet në BE.

Komisioni Qendror Zgjedhor mbrëmë njoftoi se me më shumë se 70 për qind vota të numëruara, “Ëndrra gjeorgjiane” prin me 53 për qind, ndërsa aleanca kryesore opozitare ka 38 për qind. 

Kjo domethënë se “Ëndrra gjeorgjiane” do të ketë 89 deputetë në Parlamentin 150-anëtarësh – qeverisje e pjesshme, por nuk do ta ketë shumicën kushtetuese të cilën e dëshironte që të mund të bëjë ndryshime të mëdha kushtetuese. 

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të kumtohen gjatë ditës së sotme. 

“Ëndrra gjeorgjiane” siguroi shumicë solide, tha sekretari ekzekutiv i partisë Mamuka Mdinaradze. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR