Parashtrohen 17 lista për deputetë për zgjedhjet parlamentare
- - Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, me përfundim më datë 2 prill 2024, deri në orën 24 janë parashtruar gjithsej 17 lista kandidatësh për deputetë për Zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut që do të mbahen më 8 maj 2024.
- Post By Fitore Curri
- 11:41, 3 prill, 2024
Shkup, 3 prill 2024 (MIA) - Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, me përfundim më datë 2 prill 2024, deri në orën 24 janë parashtruar gjithsej 17 lista kandidatësh për deputetë për Zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut që do të mbahen më 8 maj 2024.
Siç bënë të ditur nga KSHZ, lista të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare në maj, kanë parashtruar:
- LSDM (Koalicioni për Ardhmëri Europiane)– për NJZ1, NJZ 2, NJZ 3, NJZ 4, NJZ 5, NJZ 6
- VMRO- DPMNE (Koalicioni Maqedonia Jote)-për NJZ 1, NJZ 2, NJZ 3, NJZ 4, NJZ 5, NJZ 6
- ZNAM - për NJZ 1, NJZ 2, NJZ 3, NJZ 4, NJZ 5, NJZ 6
- RODINA- për NJZ 1, NJZ2, NJZ3, NJZ4, NJZ5, NJZ6
- AVAJA- për NJZ 3, NJZ4, NJZ5, NJZ6
- PARTIA E PUNËTORËVE - për NJZ1, NJZ2, NJZ3, NJZ4, NJZ5, NJZ6
- PARTIA JOTE- për NJZ1, NJZ2, NJZ3, NJZ4
- GROM - për NJZ1, NJZ2, NJZ3, NJZ4, NJZ5, NJZ6
- EPOKA MAQEDONASE SOVRANI I TRETË - për NJZ1, NJZ2, NJZ3, NJZ4, NJZ5, NJZ6
- BDI (Koalicioni për Frontin Europian) për NJZ1, NJZ2, NJZ3, NJZ4, NJZ5, NJZ6
- DEMOKRATËT- për NJZ1, NJZ2, NJZ3, NJZ4, NJZ5, NJZ6
- MAQEDONIA E VETME- për NJZ1, NJZ2, NJZ3, NJZ4, NJZ5, NJZ6
- Grup i zgjedhësve GJYLA ÇELIKU- për NJZ 6
- Koalicioni VLEN - për NJZ1, NJZ2, NJZ3, NJZ4, NJZ5, NJZ6
- E MAJTA - për NJZ1, NJZ2, NJZ3, NJZ4, NJZ5, NJZ6
- E DJATHTA - për NJZ1, NJZ2, NJZ3, NJZ4, NJZ5, NJZ6
- ALTERNATIVA E RE - për NJZ 1,NJZ 2, NJZ3, NJZ4
"KSHZ, pas pranimit të listës së kandidatëve përcakton nëse lista është parashtruar në afatin e përcaktuar dhe nëse është përgatitur në pajtim me dispozitat e Kodit Zgjedhor. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kontrollon nëse kandidatët për deputetë i plotësojnë kushtet e parapara në Kushtetutën dhe nenin 7 paragrafët (2), (3) dhe (4) të Kodit Zgjedhor, nëpërmjet kontrollimit të të dhënave në regjistrat dhe evidencat përkatëse të institucioneve kompetente", bëhet e ditur në kumtesë. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s