• e shtunë, 15 shkurt 2025

Paradite me mjegull, pastaj me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell dhe reshje të herëpashershme shiu

Paradite me mjegull, pastaj me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell dhe reshje të herëpashershme shiu

Shkup, 15 shkurt 2025 (MIA) - Paradite me mjegull dhe vranësira të ulëta. Gjatë ditës me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, ndërsa në disa vende dhe kryesisht pasdite me kushte për reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 5, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 8 deri në 14 gradë.

Në Shkup kryesisht vranësira me periudha me diell dhe me erë të dobët deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 13 gradë.

Gjatë fundjavës do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell dhe paraqitje lokale të reshjeve të dobëta të shiut afatshkurtër, me mjegull paradite. Në fillim të javës së punës do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme shiu, në male dhe në disa vende më të larta bore, ndërsa në disa vende të ulëta me shi i cili do të kalon në borë. Do të fryjë erë mesatare kryesisht mga drejtimi verior. ls/ 

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR