Papa Françesku deshi një procedurë më të thjeshtë të varrimit
- Varrimi i papës tradicionalisht është proces i ndërlikuar, por papa Françesku paradokohe i miratoi planet për thjeshtëzimin e tërë procedurës për varrimin e tij, njoftoi Bi-Bi-Si.
- Post By Besnik Shuki
- 11:56, 21 prill, 2025

Romë, 21 prill 2025 (MIA) - Varrimi i Papës tradicionalisht është proces i ndërlikuar, por Papa Françesku paradokohe i miratoi planet për thjeshtëzimin e tërë procedurës për varrimin e tij, njoftoi Bi-Bi-Si.
Varrimet e kryepeshkopëve të Kishës katolike romake, sipas traditës, përfshijnë tre arkivole - të përpunuara nga selvi, plumbi dhe lisi, por Papa Françesku zgjodhi të varrosej në një arkivol të thjeshtë prej druri të mbuluar me zink. Ai gjithashtu e hoqi traditën e vendosjes së trupit të papës në një platformë të ngritur, të njohur si katafalkë në Bazilikën e Shën Pjetrit, për opinionin.
Në vend të kësaj, vajtuesit do të ftohen të shprehin nderimet e tyre derisa trupi i tij shtrihet në një arkivol të hapur.
Françesku, po ashtu, do të jetë papa i parë në më shumë se një shekull që do të varroset jashtë Vatikanit - eshtrat e tij do të prehen në Bazilikën Santa Maria Maxhore, një nga katër bazilikat kryesore papale në Romë, njoftoi servisi publik britanik.
Vatikani në video kumtesë paraprakisht publikoi se Papa Françesku vdiq në moshën 88-vjeçare. Papa Françesku ishte kryepeshkopi i parë latinoamerikan i Kishës katolike romake. bsh/
Foto: EPA