Sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Dejton
- Në qytetin Dejton në shtetin federal amerikan Ohajo sot fillon Sesioni pranveror katër ditor i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ku tema kryesore do të jenë përforcimi i paqes së Ballkanit, sigurimi i paqes së drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë dhe përforcimi i Aleancës.
- Post By Sara Ademi
- 12:24, 23 maj, 2025
Bruksel, 23 maj 2025 (MIA) - Në qytetin Dejton në shtetin federal amerikan Ohajo sot fillon Sesioni pranveror katër ditor i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ku tema kryesore do të jenë përforcimi i paqes së Ballkanit, sigurimi i paqes së drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë dhe përforcimi i Aleancës.
Në prag të sesionit, kryesuesi i Asamblesë parlamentare të NATO-s, Markos Perestrelo tha se përveç debatit për këto tre prioritete kyçe, në sesion do të miratohen edhe rekomandimet politike për Samitin në Aleancë, që do të mbahet kah fundi i muajit të ardhshëm në Hagë.
Ato rekomandime, sipas Perestrelos, do të jenë të për të nxjerrë mësime nga Marrëveshja Paqësore e Dejtonit, të përforcohet dhe ribalancohet NATO dhe të konfirmohet mbështetja e palëkundur për Ukrainën.
Plotësisht, është parashikuar anëtarët e Asamblesë parlamentare të diskutojnë edhe për draft-raportin për Ballkanin Perëndimor të quajtur "30 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Dejtonit".
Të hënën duhet të miratohet edhe Deklarata për përforcimin e kthimit dhe mbrojtjes së NATO-s, me të cilën do të rekomandohet përforcimi i kapaciteteve ushtarake, teknologjike dhe industriale i Aleancës dhe sigurimi i sistemimit më të drejtë të ngarkesës së shpenzimeve mbrojtëse.
"Në samitin e ardhshëm në Hagë, NATO duhet të rishpërndajë ngarkesat dhe përgjegjësitë transatlantike, të rrisë qëndrueshmërinë e demokracive aleate dhe të sigurojë mbrojtje më të mirë nga sulmet ndaj shoqërive tona. Samiti duhet të forcojë dhe ribalancojë NATO-n në mënyrë që të mbetet një mburojë thelbësore që i mban të sigurt qytetarët e Evropës dhe Amerikës së Veriut", shtoi Perestrelo.
Sipas njoftimeve, në mbledhje mes tjerash, do të flitet edhe për kërcënimet kibernetike, ballafaqimin me dezinformatat, qasjen e NATO-s ndaj Rusisë, bashkëpunimin me partnerët nga rajoni Indo-paqësor dhe për sigurinë e hapësirës.
Punës së mbi 240 deputetëve nga vendet anëtare dhe partnerë të NATO-s, përfshirë edhe Parlamentin Evropian, do t'i bashkohet të dielën dhe të hënën Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rute, i cili do të mbajë fjalim në seancë dhe së bashku me Perestrelon do të marrin pjesë në një panel diskutimi në kuadër të seancës.
Siç kumtoi Shërbimi për shtyp i NATO-s, është parashikuar Rute në margjinat e mbledhjes të takohet me anëtarin e Kryesisë së Bosnja e Hercegovinës, Denis Beqiroviq, me ministrin e Punëve të Jashtme të BeH-së, Elmedin Konakoviq dhe me anëtarë të delegacionit të Kongresit amerikan në Asamblenë Parlamentare.
Në prag të fillimit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, mbrëmë në Dejton u mbajt edhe solemnitet me rastin e 30-të vjetorit nga nënshkrimi i Marrëveshjes paqësore të Dejtonit, me të cilën në vitin 1995 ishte dhënë fundi i luftës në BeH.
Shefi i delegacionit të SHBA-së në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, kongresmeni Majk Tarner tha se Marrëveshja Paqësore e Dejtonit mbetet një bazë thelbësore për stabilitetin e Bosnja e Hercegovinës dhe Ballkanit Perëndimor.
"Marrëveshja paqësore e Dejtonit lindi si garancion i paqes që mbahet 30-të vjet në një strukturë ende të brishtë", tha Tarner.
Prefekti i Dejtonit Xhefri Mims, sërish, theksoi se fryma e marrëveshjeve paqësore të nënshkruara në Dejton duhet të jenë inspirim për Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
"Të gjithë janë këtu me një qëllim të vetëm - të sigurohemi që të komunikojmë dhe diskutojmë problemet në botë dhe si mund të ruajmë dhe vendosim paqen", tha Mims. sa/
Foto: NATO