• e shtunë, 27 korrik 2024

Palmë e Artë Nderi për Meril Stripin në Festivalin e Filmit në Kanë

Palmë e Artë Nderi për Meril Stripin në Festivalin e Filmit në Kanë

 Paris, 2 maj 2024 (MIA) - Aktorja e njohur amerikane Meril Strip (74) do të marrë Palmën e Artë Nderi në ceremoninë e hapjes së Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë, më 14 maj, njoftuan sot organizatorët.

Aktorja hollivudiane me një rekord  21 nominime për çmimin prestigjioz Oskar vetëm një herë ka qenë në festivalin e Kanës. Ka qenë 35 vite më parë kur filmi "Qarje në errësirë" në të cilin luajti, fitoi një nga çmimet në Festivalin e Kanës. 

Meril Strip fitoi tre Oskare për rolet e saj në filmat "Krameri kundër Kramerit" (1980), "Zgjedhja e Sofias" (1983), "Zonja e Çeliktë" në vitin 2012. 

 Aktorja u bë e famshme në filmat "Gjuetia e drerëve", "Gruaja e togerit francez", "Afrika ime", "Urat e qarkut Medison", "Dyshimi" dhe "Të biesh në dashuri".

Palmë të  Artë Nderi këtë vit do të marrin krijuesi i serialit " Lufta e yjeve", "Xhorxh Lukas" dhe në mënyrë kolektive i Studio Gibli i regjisorit japonez për animacion Hajao Mijazaki. 

Festivali i Kanës do të mbahet nga 14 deri më 25 maj, ndërsa për Palën e Artë garojnë më shumë se 20 filma, mes të cilave edhe filmi i ri i Frensis Ford Kopola "Megalopolis". 

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR