Pajisje bashkëkohore mjekësore dhe diagnostikim dhe trajtim sipas standardeve botërore në Klinikën e rikonstruktuar për vesh, hundë dhe fyt
- Pajisje moderne mjekësore është furnizuar dhe vënë në funksion në Klinikën universitare për vesh, hundë dhe fyt ku është kryer rikonstruksion me rinovimin e katër sallave të operacionit dhe janë krijuar kushte për diagnostikim dhe trajtim sipas standardeve evropiane dhe botërore.
- Post By Fami Bajrami
- 13:54, 1 gusht, 2025
Shkup, 1 gusht 2025 (MIA) - Pajisje moderne mjekësore është furnizuar dhe vënë në funksion në Klinikën universitare për vesh, hundë dhe fyt ku është kryer rikonstruksion me rinovimin e katër sallave të operacionit dhe janë krijuar kushte për diagnostikim dhe trajtim sipas standardeve evropiane dhe botërore.
Me këtë rast, Klinikën sot e vizituan kryeministri Hristijan Mickoski, ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, zëvendësministri Jovica Andovski, drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski...
"Unë nuk kam asgjë për të shtuar në atë që thanë drejtori dhe ministri, dëshiroj vetëm që punonjësit të kenë më pak punë, që të përqendrohemi më shumë në parandalim, por kur pacientët përdorin këto ambiente, shërbimet e klinikës atëherë të kenë kushte të mira, siç i kemi këtu tani, falë drejtorit, falë Fondit, ministrit, ministrisë, punonjësve të klinikës, mund të shihni disa do të thoshin kushte evropiane me pajisje që janë unike në vendin tonë, por pajisje që janë të rralla në rajon. Pra, dua t’i përgëzoj vërtet dhe t’u uroj që të ecin në atë drejtim dhe të vazhdojnë të punojnë në atë drejtim", tha Mickoski.

Nga ana tjetër, ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu tha se atë që kemi përcaktuar si politikë për përmirësimin e sistemit shëndetësor tashmë po bëhet realitet në këtë klinikë. Tha se tre shtyllat që kanë identifikuar si thelbësore, infrastruktura, burimet njerëzore dhe teknologjia, sot i pamë të zbatuara dhe funksionale në praktikë.
"Katër salla operacioni janë rinovuar nga themeli, me teknologji më të avancuar që mundëson ndjekjen e të gjitha standardeve në nivelin më të lartë. Sa i përket politikës kadrovike, tashmë janë punësuar tre specializantë, prej të cilëve dy janë specialistë të ORL-së dhe një specializant për anesteziologji dhe mjekim intensiv, pesë infermiere si dhe tre administratorë, gjë që do të kontribojë për një sistem shëndetësor më transparent dhe më afër qytetarëve, në përputhje me standardet evropiane”, deklaroi ministri Aliu.

Drejtori i Klinikës, dr. Igor Kamshikovski informoi për rëndësinë e mikroskopit të ri operativ, një teknologji e avancuar që sjell dimensione të reja në kirurgjinë mikroskopike.
"Janë siguruar edhe disa endoskopë fleksibil transnazal me fibër optike, të cilët ndihmojnë dhe përmirësojnë dukshëm diagnostikimin ambulantor dhe spitalor. Veçanërisht e rëndësishme është edhe furnizimi me dy makina anesteziologjike të teknologjisë më të fundit , të dizajnuara për fleksibilitet, me mundësi përdorimi si për ndërhyrje të shkurtra ashtu edhe për ato të gjata kirurgjikale, si tek pacientët e rritur ashtu edhe tek ata pediatrikë, duke ofruar një nivel të lartë sigurie për pacientët dhe përdorim të lehtë për ekipin anesteziologjik", tha ai.
Foto: Qeveria