• e premte, 22 nëntor 2024

Përmbytje në Romë pas një stuhie të shkurtë dhe të fuqishme

Përmbytje në Romë pas një stuhie të shkurtë dhe të fuqishme

Romë, 4 shtator 2024 (MIA) - Stuhi e fuqishme dje e ka kapluar kryeqytetin italian Romë, me ç'rast ka shkaktuar përmbytje, njofton ANSA, duke iu referuar autoriteteve lokale.

Stuhia, edhe pse e shkurtë, dje e ka kapluar jo vetëm kryeqendrën italiane, por edhe rajone tjera në pjesën qendrore dhe jugore të vendit, pas një periudhë të gjatë të valës së ngrohtë.

Në Romë për më pak se një orë kanë rënë 60 litra shi në një metër katror, që është ekuivalente me sasinë e të reshurave për një muaj në vjeshtë.

Shumë pjesë të qytetit janë përmbytur, ndërsa drunj janë rrëzuar nga era e fuqishme. Rrugët dhe nënkalimet u shndërruan në lumenj, ndërsa inventari i restoranteve, gjegjësisht tavolinat dhe karriget janë marrë nga tarracat e jashtme.

Parashikimi për ditët në vijim është vazhdim i stuhisë dhe mot i ngrohtë me temperatura deri 32 gradë Celsius në Romë.

Për sot është lëshuar paralajmërim për stuhi në pjesën më të madhe të Italisë Veriore. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR