• e diel, 06 tetor 2024

Ostin: Konflikti me Kinën "nuk është i pashmangshëm"

Ostin: Konflikti me Kinën

Shenzhen, Kinë, 1 qershor 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lojd Ostin sot e theksoi nevojën e mbajtjes së dialogut me Kinën dhe fqinjët e saj, që të parandalohen tensionet aktuale në rajon të dalin nga kontrolli.

"Çdo bisedë nuk do të jetë një bisedë e lumtur. Por, është e rëndësishme të vazhdojmë të bisedojmë njëri me tjetrin", tha Ostin në konferencën e sigurisë Shangri-La Dialogu në Singapor.

Megjithatë, edhe krahas dallimeve të dukshme në mendime, ai nuk sheh rrezik të drejtpërdrejtë nga përshkallëzimi, njoftoi DPA.

"Gjithashtu, disa herë më keni dëgjuar të them se, e dini, lufta me Kinë nuk është as afër, sipas meje, nuk është e pashmangshme", tha Ostin në fjalimin e tij.

Në të njëjtën kohë, ai e theksoi vlerën e SHBA-së t'i mbështesin interesat e aleatëve dhe partnerëve të tyre në rajon.

Lidhur me tensionet e vazhdueshme ndërmjet Filipineve dhe Kinës, Ostin gjithashtu e theksoi rolin e dialogut të rritur.

"Ekzistojnë një numër i madh i punëve që mund të ndodhin në det ose në ajër, ne e kuptojmë këtë tha ai. "Por, qëllimi ynë është të kujdesemi të mos lejojmë që punët pa nevojë të dalin nga kontrolli".

Shefat e mbrojtjes të të dy superfuqive, SHBA dhe Kinë, dje patën biseda direkte, në takimin ndërmjet Ostin dhe ministrit kinez të Mbrojtjes Dong Xhun u diskutua edhe për çështjet e  lidhura me Tajvanin dhe Detin Jugor të Kinës.

Në konferencën në Singapor, që filloi dje dhe zgjat deri nesër, qindra ministra, liderë ushtarak dhe ekspertë nga e gjithë bota bisedojnë për pikat problematike momentale dhe kërcënimet në botë.

Në rend dite janë edhe temat si inteligjenca artificiale, mbrojtja kibernetike dhe llojet e ardhshme të luftës. sa/

Foto: EPA

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR