• e hënë, 23 dhjetor 2024

Izraeli bombardoi xhaminë në afërsi të një spitali në Libanin jugor, ka të lënduar

Izraeli bombardoi xhaminë në afërsi të një spitali në Libanin jugor, ka të lënduar

Bejrut, 5 tetor 2024 (MIA) - Ushtria izraelite sot kumtoi se ka bombarduar një xhami në afërsi të spitalit në Libanin jugor, duke pohuar se në të ka qendër të fshehur komanduese të Hezbollahut, lajmëroi DPA.

Forcat mbrojtëse izraelite (IDF) në rrejtin X kumtuan se sulmi ishte kahëzuar drejt "terroristëve të Hezbollahut" të cilët xhaminë në afërsi të spitalit Salah Gandur e kanë shfrytëzuar për të planifkuar sulme kundër Izraelit.

Në një sulm tjetër mbrëmë është qëlluar edhe spitali në qytetin jugor Bint Xhbeil, me ç'rast janë lënduar së paku nëntë persona nga personeli mjekësor, transmeton DPA.

Personeli i spitalit, siç thuhet, ishte evakuuar, edhe pse nuk është e qartë se çka ka ndodhur me pacientët për shkak të ofenzivës ajrore të Izraelit në rajon.

Së paku katër spitale në Libanin jugor tashmë e ndalën punën për shkak të luftimeve, prëderisa të tjerat ja përplot.

IDF kumtoi se banorëve u janë bërë paralajmërime për ta braktisur rajonin para sulmit të fundit. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR