Burime libaneze të sigurisë: Hashem Safiedin, i cili duhej të ishte lideri i ri i Hezbollahut, prej dje është i pakapshëm
- Hashem Safiedin, i cili duhej të zgjedhej lider i ri i grupit militant libanez, Hezbollah, prej dje është i pakapshëm, deklaroi sot për agjencinë Rojters një burim nga forcat libaneze të sigurisë.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:55, 5 tetor, 2024
Bejrut, 5 tetor 2024 (MIA) - Hashem Safiedin, i cili duhej të zgjedhej lider i ri i grupit militant libanez, Hezbollah, prej dje është i pakapshëm, deklaroi sot për agjencinë Rojters një burim nga forcat libaneze të sigurisë.
Tre burime të sigurisë libaneze deklaruan se shpëtimtarët nuk mund të arrijnëd rejt vendit në paralagjet jugore të Bejrutit, që u bombarduan dje derisa vazhdonin sulmet ajrore izraelite.
Burimet theksojnë se ekziston dyshimi se Safiedin është vrarë dje në sulmin ndaj paralagjeve jugore të Bejrutit.
IDF kumtoi se mbrëmë e ka sulmuar shtabin zbulues të Hezbollahut, në një sulm të madh ajror ndaj Bejrutit.
Njujork Tajms dhe portali amerikan Aksios kumtuan se cak i sulmit izraelit në Bejrut ishte Hashem Safiedin, i cili duhej të zgjidhej lider i ri i Hezbollahut pasi që Hasan Nasralla u vra në sulmin izraelit kundër Bejrutit më 27 shtator, transmetoi "Tajms of Izrael". ab/
foto: ЕPА