• e martë, 19 nëntor 2024

Hezbollahu lansoi disa raketa drejt pjesës veriore të Izraelit

Hezbollahu lansoi disa raketa drejt pjesës veriore të Izraelit

Bejrut, 5 tetor 2024 (MIA) - Grupi militant libanez, Hezbollah sot lansoi disa raketa drejt veriut të Izraelit, disa prej të cilave goditën objekte banimi në Karmiel dhe Deir al-Asad.

Sipas autoriteteve izraelite, nëntë persona janë pranuar për mjekim për shkak të tronditjes, pa lëndime fizike, transmeton Si-En-En.

Disa ekipe zjarrfikëse janë sistemuar për të intervenuar, nëse nevojitet, prëderisa tetë ekipe tashmë janë angazhuar në shuarjen e zjarreve në afërsi të qytetit Rosh Pina. ab/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR