Anulohen zgjedhjet lokale në komunat më të prekura nga përmbytjet në BeH
- Anulohet zbatimi i zgjedhjeve lokale në komnunat në Bosnjë e hercegovinë të coilat kanë qenë më të prekura nga përmbytjet, vendosën sot anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, njofton Hina.
- Post By Melahat Baftija
- 14:56, 5 tetor, 2024
Sarajevë, 5 tetor 2024 (MIA) - Anulohet zbatimi i zgjedhjeve lokale në komnunat në Bosnjë e hercegovinë të coilat kanë qenë më të prekura nga përmbytjet, vendosën sot anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, njofton Hina.
Siç informuan nga KQZ-ja në Sarajevë, zgjedhjet do të anulohen ose do të mbahen më vonë në Jabllanicë, Konjiq, Kiseljak dhe Kreshevë. Në këto komuna të dielën nuk do të hapet asnjë vendvotim, edhe pse jo të gjitha pjesët janë prekur njejtë nga reshjet vërshuese.
Zgjedhjet do të anulohen edhe në Fojnicë, por vetëm në tre vendvotime.
"Në bazë të asaj që këtë mëngjes e kemi marrë si informacion dhe pasi që e kemi shqyrtuar gjendjen e përgjithshme në terren, kemi marrë vendim për anulim të zgjedhjeve", tha kryetarja e KQZ-së, Irena Haxhiabdiq, duke shpjeguar se vendimi për atë se kur do të organizohen zgjedhjet në këto katër komuna do të merret në vazhdimësi.
Në të gjitha pjesët tjera të BeH-së, zgjedhjet do të mbahen në pajtueshmëri me planet paraprake.
Qytetarët e Bosnjë e hercegovinës nesër kanë të drejtë të zgjedhin kryetarë të rinj dhe shefa të komunave, si dhe konvokime të reja të këshillave komunalë dhe të qytetit, si dhe asamble të re në rajonin Bërçko.
Për zgjedhjet janë paraqitur 110 parti politik, ndërsa në lisat zgjedhore janë mbi 2.600 kandidatë. mb/
Foto: EPA