• e premte, 05 korrik 2024

Ostin do të takohet me Dong Xhun në Singapor

Ostin do të takohet me Dong Xhun në Singapor

Uashington, 17 maj 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Llojd Ostin pritet të takohet me homologun e tij kinez Dong Xhun në konferencën në Singapor në fund të këtij muaji, publikuan mediat amerikane duke iu referuar një përfaqësuesi amerikan të paidentifikuar.

Ky do të jetë takimi i parë i rëndësishëm mes të dyve në dy vitet e kaluara megjithëse Ostin dhe Dong folën përmes telefonit muajin e kaluar.

Ndërkohë, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Vedant Patel deklaroi se SHBA beson se Kina ka rindërtuar në mënyrë efektive bazën industriale të mbrojtjes ruse, duke e quajtur atë "thellësisht problematike" dhe duke thënë se Uashingtoni do të ndërmarrë veprimet e duhura për këtë çështje kur të jetë e nevojshme.

Deklarata e Patel pasoi pas takimit midis presidentit kinez Si Xhinping dhe presidentit rus Vladimir Putin, të cilët paralajmëruan një "epokë të re" në partneritetin midis dy rivalëve më të fuqishëm të Amerikës. Ata e quajtën SHBA-në një hegjemon të Luftës së Ftohtë që shkakton haos në mbarë botën. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR