Osmani për vizitë zyrtare në Finlandë
- Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Finlandës, me ftesë të Ministres së Punëve të Jashtme të Finlandës.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 07:49, 27 tetor, 2023

Shkup, 27 tetor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Finlandës, me ftesë të Ministres së Punëve të Jashtme të Finlandës.
Siç bëri të ditur MPJ-ja, në kuadër të vizitës Osmani do të ketë takime me homologen e tij, Ministren, Elina Valtonen dhe me Kryetarin e Parlamentit të Finlandës, Jusi Halla-aho.
"Gjatë qëndrimit në Helsinki, Osmani do ta nënshkruajë Memorandumin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Qendrën Evropiane të Ekselencës Kundër Kërcënimeve Hibride, me seli në Helsinki", thonë nga MPJ-ja.
Foto: Arkivi i MIA-s