• e hënë, 23 dhjetor 2024

Osmani: Nga vendimi i të rinjve varet se kush do ta udhëheqë vendin dhe çfarë të ardhme ofron

Osmani: Nga vendimi i të rinjve varet se kush do ta udhëheqë vendin dhe çfarë të ardhme ofron

Shkup, 22 prill 2024 (MIA) - Nga vendimi i të rinjve, sipas kandidatit për president të Maqedonisë së Veriut nga Fronti Evropian, Bujar Osmani, varet se kush do ta udhëheqë vendin dhe çfarë të ardhme do të ofrojë. Ai këtë e theksoi në takimin e sotëm me të rinjë në "Mala Stanica" në të cilin i prezantoi politikat dhe aktivitetet e planifikuara rinore.

" Sot pata kënaqësinë të takohem me qytetarë që votojnë për herë të parë, jo për të diskutuar me ta se çfarë përcaktimi duhet të kenë gjatë votimit të tyre të parë, por, për frymëzim, për pasionin që ato sjellin në demokraci, për rëndësinë e votës, për sakrificat që ka bërë njerëzimi për të arritur në të drejtën e votës. Për përgjegjësinë që mbart zëri në përcaktimin e të ardhmës", deklaroi Osmani pas takimit.

Siç shtoi, duke parë vendosmërinë dhe gatishmërinë e të rinjve, nuk duhet të kemi frikë për të ardhmen.

Vota nuk është vetëm e drejtë, vota është shtyllë e demokracisë por edhe përgjegjësi e madhe, sidomos në këto zgjedhje kur vendi do të vendosë nëse do të zgjedhim izolimin apo integrimin. A do të zgjedhim ofertën që kërkon 61 deputetë për të përjashtuar pjesën tjetër të komuniteteve nga vendimmarrja, apo, nga ana tjetër, ofertën e Frontit Europian që ofron bashkëjetesë, përfshirjen e të gjithëve në vendimmarrje të përbashkët, për një Maqedoni të Veriut më të pasur, më të sigurt dhe më evropiane", tha Osmani.

Në takim ndër të tjera ka folur edhe për luftën hibride dhe lajmet e rreme.

"Kjo është e një rëndësie të veçantë për ata që votojnë për herë të parë. Të ketë burime të besueshme informacioni. Për të kontrolluar informacionet. Sepse lajmet e rreme nuk janë thjesht një mjet fushate për të pështyrë kundërshtarin. Këto janë instrumente sistematike, të menduara mirë të forcave globale, të forcave rajonale, por edhe të forcave të brendshme që duan të gjallërojnë besimin e qytetarëve në institucionet që duan të pasivojnë të rinjtë nga pjesëmarrja në aktivitete politike", tha ai.

Osmani theksoi se nga vendimi i të rinjve varet se kush do ta udhëheqë vendin dhe çfarë të ardhme ofron 

"Prandaj, fushata ime jo vetëm ishte pozitive dhe konstruktive, por në asnjë moment nuk ishte burim lajmesh të rreme, nuk ishte burim fyerjesh dhe sulmesh ndaj kundërshtarëve politikë. Kam pasur rastin të vizitoj çdo fshat, çdo vendbanim, çdo qytet, çdo fabrikë, dyqan të vogël, madje edhe një shtëpi kudo që është e mundur në këto 20 ditë dhe ku Fronti Europian ka strukturat e veta për të kërkuar mbështetjen tuaj, për kandidaturën për president të shtetit. Duke pasur parasysh se kjo kandidaturë sjell një rrugë të sigurt drejt së ardhmes evropiane në pesë vitet e ardhshme", shtoi Osmani. ls/

Foto; MIA

QËNDRONI TË LIDHUR