• e premte, 28 qershor 2024

Osmani nesër për vizitë zyrtare në Finlandë

Osmani nesër për vizitë zyrtare në Finlandë

Shkup, 26 tetor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nesër me ftesë të ministres së Punëve të Jashtme të Finlandës, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Finlandës.

Nga MPJ-ja njoftojnë se në kuadër të vizitës, do të ketë takime me homologen e tij, Ministren, Elina Valtonen dhe me Kryetarin e Parlamentit të Finlandës, Jusi Halla-aho.

Gjatë qëndrimit në Helsinki, Osmani do ta nënshkruajë Memorandumin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Qendrën Evropiane të Ekselencës Kundër Kërcënimeve Hibride, me seli në Helsinki. mbë/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR