• e hënë, 01 korrik 2024

Broshura e parë evropiane për kancer endometrial sot u promovua në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë në kuadër të shënimit të qershorit - muajit për ngritjen e vetëdijes për kancer endometrial (kanceri endometrial i mitrës). Nga e hëna ajo do të jetë e disponueshme në formë të shtypur për pacientët e KGJO-së dhe Klinikës Universitare për radioterapi dhe Onkologji në Shkup

Broshura e parë evropiane për kancer endometrial sot u promovua në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë në kuadër të shënimit të qershorit - muajit për ngritjen e vetëdijes për kancer endometrial (kanceri endometrial i mitrës). Nga e hëna ajo do të jetë e disponueshme në formë të shtypur për pacientët e KGJO-së dhe Klinikës Universitare për radioterapi dhe Onkologji në Shkup

Shkup, 28 qershor 2024 (MIA) - Broshura e parë evropiane për kancer endometrial sot u promovua në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë në kuadër të shënimit të qershorit - muajit për ngritjen e vetëdijes për kancer endometrial (kanceri endometrial i mitrës). Nga e hëna ajo do të jetë e disponueshme në formë të shtypur për pacientët e KGJO-së dhe Klinikës Universitare për radioterapi dhe Onkologji në Shkup.

Doktor Igor Aluloski në konferencë për shtyp theksoi se pacientet me menopauzë, të moshës mbi 50-55 vjeç, më së shpeshti ballafaqohen me këtë sëmundje.

"Çdo gjakderdhje duhet të kontrollohet. Por kanceri nuk fillon gjithmonë me gjakderdhje. Pas menopauzës, të paktën një herë në vit, të bëhet kontroll me ultratinguj. Obeziteti është një faktor rreziku. Një indeks i yndyrës trupore mbi 30, diabeti, hipertensioni, gjithashtu rrisin rrezikun nga ky kancer", theksoi Aluloski.

Mjekët apelojnë për kontrolle parandaluese që mund të ndihmojnë në zbulimin e hershëm të sëmundjes. Në përgjithësi, ky lloj i kancerit ka parashikim të mirë, falë diagnostifikimit të hershëm, por se në krahasim me kancerin e qafës së mitrës, ende nuk ekzistojnë metoda skriningu për parandalim nga karcinomi endometrial. 

Broshura është e dedikuar për gratë me kancer endometrial, bazuar në njohuritë më të fundit shkencore dhe praktikën e mirë klinike. Është krijuar nga Rrjeti evropian i përfaqësuesve të pacientëve me sëmundje malinje gjinekologjike ESGO ENGAGE Homepage - ENGAGeO ENGAGeO ENGAGeO (esgo.org), e përkthyer në gjuhën maqedonase dhe e rishikuar nga prof. Dr.Igor Aluloski.

Incidenca e kancerit endometrial ka shënuar rritje të ndjeshme në dekadën e fundit. Numri i rasteve të reja të diagnostikuara në Evropë në vitin 2020 është 130.051 sipas të dhënave të Observatorit Global të Kancerit - IARC.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, numri i rasteve të reja të diagnostikuara me kancer endometrial për vitin 2021 është 254, krahasuar me vitin 2012 kur numri ishte 128 raste të reja të diagnostikuara. ls/

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR