• e shtunë, 23 nëntor 2024

Takim Mucunski-Silvestri: Realizimi i reformave të projektuara të shtetit për anëtarësim në BE

Takim Mucunski-Silvestri: Realizimi i reformave të projektuara të shtetit për anëtarësim në BE

Shkup, 28 qershor 2024 (MIA) - Anëtarësimi i vendit tonë në Bashkimin Evropian është i një rëndësie thelbësore për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit dhe të Evropës në tërësi, me shpresën se vendi do të vazhdojë të zbatojë reformat e planifikuara në këtë kontekst. Kështu u konstatua në takimin e sotëm të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, me ambasadorin e Italisë, Andrea Silvestri.

Siç informon MPJ-ja, në takim u mirëpritën marrëdhëniet tradicionalisht të ngushta miqësore dhe partneriteti që janë zhvilluar me sukses në tri dekadat e fundit, si dhe u shpreh përkushtimi i mëtutjeshëm për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh dhe dialogut të ndërsjellë politik.

"Ministri Mucunski shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e fuqishme nga Italia për përfundimin sa më të shpejtë të integrimit evropian të vendit, si dhe mbështetjen për proceset reformuese", kumtojnë nga MPJ. sa/

Foto: MPJ

QËNDRONI TË LIDHUR