• e hënë, 23 dhjetor 2024

Do të digjitalizohen 20 shërbime të reja në 100 ditët e para të punës së Qeverisë së re, siguria kibernetike do të jetë prioritet

Do të digjitalizohen 20 shërbime të reja në 100 ditët e para të punës së Qeverisë së re, siguria kibernetike do të jetë prioritet

Shkup, 28 qershor 2024 (MIA) - Ministria për transformim digjital në periudhën e ardhshme do të digjitalizojë 20 shërbime të reja që janë të nevojshme për qytetarët dhe kompanitë, ndërsa do të jenë të disponueshme në portalin uslugi.gov.mk në 100 ditët e para të punës së Qeverisë së re. Prej tyre 10 do të jenë për biznese, ndërsa 10 për qytetarët.

Siç njoftoi ministri dikasterial Stefan Andonovski në takimin e sotëm me gazetarë, do të pasojë ridizajnimi dhe përmirësimi i portalit për përdorim të lehtë dhe të shpejtë.

"I themi lamtumirë pritjes në radhë, sporteleve të mbushura me njerëz ose thirrjes së gabuar të numrave të telefonit. Shërbimet elektronike në mënyrë shtesë do ta bëjnë shumë të lehtë dhe të thjeshtë kryerjen e të gjitha detyrave administrative nga shtëpia, zyra apo në lëvizje. Në mandatin e ardhshëm katërvjeçar, shpresoj se do të sigurohemi që kjo të bëhet përmes pajisjeve mobile", tha Andonovski.

Do të hyjmë në një periudhë të transformimit digjital të shpejtë dhe dinamik, do të punojmë me efikasitet dhe efektivitet në mënyrë që qytetarët të ndjejnë menjëherë përfitimet e përpjekjeve tona, tha ministri. Synimet tona janë qytetarët e kënaqur që i shfrytëzojnë shërbimet qeveritare në mënyrë të lehtë, të shpejtë dhe efikase, parandalimi i korrupsionit, parandalimi i daljes së kuadrove cilësore, institucionet funksionale, të dhënat dhe sistemet e mbrojtura dhe një hapësirë ​​e lirë dhe e zhvilluar mediatike. 

Nga e hëna paralajmëroi formimin e grupeve të reja të punës që do të zhvillojnë Strategjinë kombëtare dhe atë për sigurinë kibernetike.

"Krijimi i strategjive do të mbështetet në dokumentet ekzistuese që i kemi, por do të sigurojë përfshirje më të madhe duke përfshirë të gjithë mes të cilëve edhe partnerët ndërkombëtarë. Shtyllat e strategjive do të mbulojnë prioritetet kryesore, gjegjësisht lidhjen digjitale, infrastrukturën TIK, aftësitë digjitale, qeverisjen digjitale, digjitalizimin e bizneseve, mundësuesit e TIK dhe inovacionet digjitale", tha Andonovski.

Paralelisht, siç tha ai, do të punohet edhe në drejtim të përmirësimit dhe shfrytëzimit maksimal të Platformës kombëtare për ndërveprim, zhvillimit të Portalit kombëtar për shërbimet elektronike dhe zhvillimit dhe përdorimit të shërbimeve elektronike për qytetarët.

"Digjitalizimi nuk është një zgjedhje, ajo është një domosdoshmëri dhe diçka që do të na ndjekë në të ardhmen. Për këtë arsye jemi të motivuar fuqishëm që ta çrrënjosim korrupsionin pikërisht me ndihmën e digjitalizimit", tha Andonovski.

Në fokusi, shtoi ai, do të jenë rinia dhe arsimi, do të ndërtojmë një të ardhme digjitale dhe do të investojmë në trajnim dhe arsim, do të promovojmë standarde të larta në zhvillimin teknologjik përmes investimeve për ta pozicionuar vendin sërish si qendër për inovacione teknologjike dhe të jetë lider në rajon në industrinë e TI-së. rq/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR