• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dimitrieska-Koçoska: TVSH-ja Ime do të vazhdojë të aplikohet, për fletobligacionin e qytetarëve do të duhet të kthehet besimi në sistem

Dimitrieska-Koçoska: TVSH-ja Ime do të vazhdojë të aplikohet, për fletobligacionin e qytetarëve do të duhet të kthehet besimi në sistem

Shkup, 28 qershor 2024

Qytetarët do të vazhdojnë të përfitojnë nga masa TVSH-jaIme, ndryshime do të bëhen vetëm në pjesën e sistemit në kuadër të Drejtorisë së të Ardhurave Publike. Këtë e bëri të ditur ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, në paraqitjen e saj publike në “Ditarin” e TV Sitel.

 “Masa TVSH-ja Ime mbetet me të njëjtën vlerë për kthimin e TVSH-së kundrejt qytetarëve. Do të bëhen korrigjime të caktuara, të cilat nuk janë të lidhura direkt me qytetarët, por në mënyrë sistematike në kuadër të Drejtorisë së të Ardhurave Publike. Shumë shpesh nga qytetarët kemi marrë informacion se kanë skanuar llogari fiskale që DAP-i i ka refuzuar pasi i ka lllogaritur sikur nuk kanë qenë origjinale, janë raportuar në DAP dhe ndërkohë nuk është bërë asgjë”, tha ministrja e Financave.

Sa i përket obligacioneve të qytetarëve, si letra shtetërore me vlerë të destinuara për qytetarët, ministrja theksoi se nuk do të vazhdohet me emetimin e tyre derisa të rikthehet besimi në sistem.

“Edhe para se të bëhesha ministre theksoja se: që të kesh interes për blerjen e fletobligacioneve të qytetarëve, duhet të kesh besim tek institucioni. Ne duhet të tregojmë me veprime se në të vërtetë e realizojmë atë që kemi premtuar. Kur do ta ndryshojmë sistemin dhe kur ta kthejmë plotësisht besimin e qytetarëve në shtet, atëherë mund të flasim për fletobligacionin e qytetarëve, në këtë moment nuk mund të flasim për fletobligacionet e qytetarëve”, theksoi ministrja Dimitrieska-Koçoska.

Ministria e Financave

_________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR