• e diel, 05 maj 2024

Osmani: Fjalimi i Vuçiqit në Këshillin e Sigurisë së KB-së ishte "pastraumatik"

Osmani: Fjalimi i Vuçiqit në Këshillin e Sigurisë së KB-së ishte

Prishtinë, 26 prill 2024 (MIA) - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e quajti "pastraumatik" reagimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për pjesëmarrjen e katër grave - viktima të mbijetuara të dhunës seksuale nga ana e forcave serbe në luftën në vitin 1998-1999 në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

Pas ceremonisë së pranimit të pajisjes në Klinikën e Mjekësisë Bërthamore pranë Qendrës Klinike dhe Universitare në Prishtinë, Osmani tha se fjalimi i saj në mbledhjen e KS të KB-së është vetëm e vërtetë dhe se atë fakt nuk mund ta mohojë askush, e as shteti i Serbisë.

"Ai (Vuçiqi) ka bërë një sërë deklaratash post-traumatike. Ajo çfarë kemi bërë ne thjesht e kemi thënë të vërteten, vetëm të vërtetën para syve të botës dhe nuk mundet askush ta sulmojë as ta mohojë, e as Serbia. Të gjitha gjërat që kam thënë në seancë janë të gjitha të konfirmuara nga raportet ndërkombëtare dhe vendimet e gjykatave ndërkombëtare", ka thënë Osmani.

Presidentja Osmani bashkë me Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muqollin dhe Shyhrete Tahirin, kanë marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të KB-së, që u mbajt të hënën, më 22 prill.

Vuçiq tha se në mbledhjen e KB-së janë sjellë njerëz që nuk janë pjesë e mbledhjes dhe se ky ishte "kurth për delegacionin serb". Osmani ishte përgjigjur se ato ishin pjesë e kabinetit të saj. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR