• e shtunë, 23 nëntor 2024

Nuk ka përparim në bisedimet midis Hamasit dhe Izraelit me ndërmjetësuesit në Kajro

Nuk ka përparim në bisedimet midis Hamasit dhe Izraelit me ndërmjetësuesit në Kajro

Kajro, 5 maj 2024 (MIA) - Udhëheqësit e grupit militant palestinez Hamas nuk kishin sukses në ditën e dytë të bisedimeve në Kajro me ndërmjetësuesit nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim me Izraelin dhe vazhdojnë të kërkojnë që çdo marrëveshje të përfshijë fundin e luftës në Rripin e Gazës, kumtuan zyrtarët palestinezë.

Një zyrtar palestinez anonim i njohur me bisedimet deklaroi se delegacioni i Hamasit kishte arritur në Kajro me synimin për të arritur marrëveshje, "por jo me çdo kusht".

"Me marrëveshjen patjetër duhet t'i japë fund luftës me Izraelin dhe ta largojë nga Rripi i Gazës, por Izraeli ende nuk është zotuar që është gati për ta bërë këtë", tha përfaqësuesi palestinez.

Izraeli dëshiron marrëveshje që do të lironte të paktën disa nga 130-të pengjet ende të mbajtura nga Hamasi, por një përfaqësues zyrtar izraelit dje theksoi  se qëndrimi bazë nuk kishte ndryshuar dhe se Izraeli "nën asnjë rrethanë" nuk do të pajtohej me një marrëveshje përfundimtare në luftimet që udhëheq për të çarmatosur dhe shkatërruar përgjithmonë Hamasin.

Një tjetër zyrtar palestinez konfirmon se bisedimet janë "para sfidës sepse Izraeli refuzon të angazhohet për një armëpushim gjithëpërfshirës", por shton se një delegacion i Hamasit është ende në Kajro me shpresën se ndërmjetësit mund të bëjnë presion ndaj palës izraelite për të ndryshuar qëndrimin e saj. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR