• e hënë, 13 maj 2024

Familjet e pengjeve ftojnë Netanjahun të sigurojë marrëveshje për armëpushim

Familjet e pengjeve ftojnë Netanjahun të sigurojë marrëveshje për armëpushim

Tel Aviv, 5 maj 2024 (MIA) - Forumi i familjeve të pengjeve dhe personave të zhdukur sot në Ditën e përkujtimit të holokaustit apeloi deri te kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu që të "injorojë çdo presion politik" dhe të kujtojë premtimin "kurrë më" dhe të sigurojë marrëveshje për lirimin e izraelitëve të marrë peng në Gazë.

Forumi konsideron se tani është koha për të "udhëhequr”, të tregohet guxim dhe të sigurohet kthimi i të gjithë 132 (njerëzve) të mbajtur nga Hamasi, të gjallë, për shkak të rehabilitimit dhe të viktimave që të varrosen.

Kumtesa erdhi ditën kur bisedimet pritet të rifillojnë në Kajro mbi marrëveshjen potenciale.

Besohet se marrëveshja për të cilën diskutohet përbëhet nga disa faza. Në fazën e parë do të liroheshin një numër i kufizuar pengjesh të ashtuquajtur “humanitarë” për një armëpushim disa javor.

Në fazat e ardhshme do të liroheshin edhe më shumë të burgosur në këmbim të palestinezëve në burgjet izraelite, ndërsa ekziston mundësia e një armëpushimi më të fuqishëm.

Hamasi, megjithatë insiston se nuk do të pajtohet me marrëveshje që nuk përfshin fundin e luftës.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR