• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stano: Autoritetet e reja të Maqedonisë së Veriut të vazhdojnë me rrugën e suksesshme drejt aderimit në BE

Stano: Autoritetet e reja të Maqedonisë së Veriut të vazhdojnë me rrugën e suksesshme drejt aderimit në BE

Bruksel, 13 maj 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian pret që autoritetet e reja në Maqedoninë e Veriut të tregojnë përkushtim mbi të ardhmen evropiane dhe të vazhdojnë rrugën e suksesshme të paraqasjes, tha zëdhënësi i KE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano.

"Ne mezi presim të bashkëpunojmë me autoritetet e sapozgjedhura në Maqedoninë e Veriut, si me presidenten ashtu edhe me qeverinë e re, për të ndihmuar vendin të vazhdojë përparimin e saj dhe të përmbushë pritshmëritë e vendosura nga BE-ja në rrugën qasëse të Maqedonisë së Veriut", tha Stano.

I pyetur se çfarë hapash planifikon të ndërmarrë BE-ja nëse “udhëheqësia e ri hipotetikisht vazhdon të sillet” si në ceremoninë e djeshme të inaugurimit të presidentes së re Gordana Siljanovska-Davkova, Stano tha se BE-ja sinqerisht pret dhe beson se autoritetet e reja të vendit "do të vazhdojnë të reflektojnë" dhe prandaj nuk do të hyja në spekulime "çfarë apo nëse".

"Ata kanë një fillim të pastër tani dhe kanë mundësinë të bindin të gjithë në Bashkimin Evropian se janë të përkushtuar për të ardhmen evropiane të vendit të tyre dhe se do të vazhdojnë rrugën e suksesshme paraqasëse", shton Stano.

Lidhur me qëndrimin e Bashkimit Evropian rreth mospërdorimit të emrit kushtetues të vendit nga Siljanovska-Davkova gjatë ceremonisë së djeshme të betimit, Stano tha se është thënë qartë në postimin e kryetares së Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen dhe kumtesën e Shërbimit evropian për çështje të jashtme.

"Ajo që pritet nga Maqedonia e Veriut është thënë qartë në Raportin e fundit për zgjerimin nga vjeshta e kaluar. Në raport thuhet se në aspektin e bashkëpunimit rajonal, vendi mban marrëdhënie të mira me vendet e tjera të zgjerimit dhe ka vazhduar angazhimin e tij në nismat rajonale. Marrëveshjet dypalëshe ekzistuese duhet të zbatohen me vullnet të mirë nga të gjitha palët, përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë duke përfshirë protokollet e saj. Këto janë pritshmëritë e BE-së", shton Stano.

Fon der Lajen shkroi dje në një postimin në X se "që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e saj të suksesshme drejt anëtarësimit në BE, më e rëndësishme është të vazhdojë me reformat dhe me respektimin e plotë të marrëveshjeve të saj detyruese, përfshirë Marrëveshjen e Prespës".

EEAS theksoi se BE-ja shpreh keqardhje për faktin që presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Siljanovska-Davkova nuk e përdori emrin kushtetues të shtetit në ceremoninë e dhënies së betimit.

"BE rikujton në rëndësinë e respektimit të plotë të marrëveshjeve ekzistuese ligjërisht të detyrueshme, përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës me Greqinë", u theksua në reagimin e djeshëm të EEAS.

Foto: arkivi i MIA-s

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR