Galant e informoi Blinkenin për operacionin në Rafah
- Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant ka informuar sekretarin amerikan të shtetit, Entoni Blinken për operacionin ushtarak të Tel Avivit në qytetin Rafah në pjesën jugore të Rripit të Gazës dhe marrjen e një pike kufitare të afërt me Egjiptin, raportuan agjencitë botërore të lajmeve, duke cituar zyrën e Galantit.
- Post By Qefsere Abduli
- 15:26, 13 maj, 2024

Tel Aviv, 13 maj 2024 (MIA) - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant ka informuar sekretarin amerikan të shtetit, Entoni Blinken për operacionin ushtarak të Tel Avivit në qytetin Rafah në pjesën jugore të Rripit të Gazës dhe marrjen e një pike kufitare të afërt me Egjiptin, raportuan agjencitë botërore të lajmeve, duke cituar zyrën e Galantit.
Në një bisedë telefonike të Galantit dhe Blinkenit "u diskutua zhvillimi (i situatës) në Gazë dhe... operacioni i saktë në zonën Rafah kundër pjesës tjetër të "Hamasit" dhe si në të njëjtën kohë të sigurohet siguria e vendkalimit”, thuhet në kumtesë. qa/
Foto: MM e Izraelit