• e premte, 22 nëntor 2024

Qeveria izraelite ka vendosur të mbyllë përfaqësitë e Al Xhezirës në Izrael

Qeveria izraelite ka vendosur të mbyllë përfaqësitë e Al Xhezirës në Izrael

Tel Aviv, 5 maj 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot deklaroi se qeveria e tij ka vendosur unanimisht mbylljen e përfaqësive lokale të televizionit të Katarit TV Al Xhezira.

Vendimin Netanjahu e ka publikuar në platformën "Iks", por pasojat e një hapi të tillë për atë shtëpi televizive dhe kur do të hyjë në fuqi dhe nëse do të mbyllet përgjithmonë ose përkohësisht - nuk dihen ende.

Ky vendim është përshkallëzim i kundërshtimit të gjatë të Al Xhezirës dhe kërcënon që të rrisë tensionet me Katarin, pronarin e televizionit, gjatë kohës kur Qeveria në Doha ka një rol kyç në ndërmjetësimin për ndërprerje të përkohshme të luftës në Gazë.

Al Xhezira publikon incizime nga sulmet ajrore, spitale të stërmbushura dhe e akuzon Izraelin për masakër.

Lideri izraelit pretendon se Al Xhezira bashkëpunon me Hamasin. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR